Përshëndetje, Quhem Enea, njohës i disa distrove të Linux. Duke qenë se dëshiroj që edhe shoqëria me të cilën unë bashkëjetoj, të përdori një nga distrot e Linux (për shkak të të mirave që ajo përcjell) do të doja të kontribuoja dhe unë në lokalizimin e Fedora(sistem që e përdor edhe vetë dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga ky sistem) në gjuhën shqipe dhe jo vetëm.
Faleminderit, Enea Jahollari
Përshëndetje Enea,
Mirë se erdhe ne grup. :)
Së shpejti në Open Labs do të bëjmë dhe eventin e radhës në lidhje me lokalizimet, duke patur paraprakisht dhe një listë me paketat që kanë prioritet të përkthehen. Në lidhje me datën dhe orën për eventin do të shkruajmë në këtë mailing list dhe në forum.openlabs.cc. Shpresojmë të na bashkohesh.
Ndërkohë mund të fillosh përkthimin në platformën Zanata që ne përdorim, mesa pashë je regjistruar dhe të kemi pranuar si 'translator' që të fillosh me përkthimet. Për çdo paqartësi mund të na shkruash këtu.
Faleminderit, Jona
On 03/26/2017 11:34 PM, jahollarienea14@gmail.com wrote:
Përshëndetje, Quhem Enea, njohës i disa distrove të Linux. Duke qenë se dëshiroj që edhe shoqëria me të cilën unë bashkëjetoj, të përdori një nga distrot e Linux (për shkak të të mirave që ajo përcjell) do të doja të kontribuoja dhe unë në lokalizimin e Fedora(sistem që e përdor edhe vetë dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga ky sistem) në gjuhën shqipe dhe jo vetëm.
Faleminderit, Enea Jahollari _______________________________________________ Trans-sq mailing list -- trans-sq@lists.fedoraproject.org To unsubscribe send an email to trans-sq-leave@lists.fedoraproject.org
trans-sq@lists.fedoraproject.org